Finalja e Kupës së Mbretit, mes Barcelonës e Valencias, ka nisur me dominimin e pritshëm të Barcelonës, por më pas Valencia befasoi me me dy gola të shpejtë.
Goli i parë ishte një aksion model. Pasim i bukur nga Paulista, që gjeti Gaja në të majtë: mbrojtësi krosoi dhe në qendër të zonës topin e kontrolloi bukur Gameiro, i cili nuk fali, duke mposhtur Silesen në minutën e 21-të. 11 minuta më vonë Valencia shënon sërish me anë të një kundërsulmi.