De Rosi një flamur, ky propozim ndaj Romës i tregon të gjitha!

Daniele De Rosi është një ikonë dhe simbol i Romës, me kapitenin që luan prej 18 sezonesh me fanellën e verdhekuqve. Pak ditë më parë është bërë zyrtar edhe largimi i tij, që sipas mediave është vendosur nga drejtuesit e klubit dhe jo nga vetë lojtari.

Madje, ditën e sotme “Gazetta dello Sport” ka zbuluar një prapaskenë të bujshme. De Rosi kishte kërkuar që të qëndronte dhe sezonin e ardhshëm edhe sikur mos të paguhej. Sipas disa audiove të dala në qarkullim, mesfushori ka pasur një bisedë me krerët e klubit, të cilëve i kishte kërkuar një kontratë sipas paraqitjeve.

35-vjeçari kishte kërkuar 100 mijë euro për çdo ndeshje të luajtur. Nëse nuk luante asnjë ndeshje, nuk do të përfitonte asnjë qindarkë. Gjithsesi, edhe kjo sakrificë nuk e ka bindur Romën…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *