Premier League është padyshim kampionati më elitar në planet. Mbi 500 lojtarë marrin pjesë çdo vit në këtë kompeticion, por këtë sezon vetëm një futbollist (përjashto portierët) ia ka dalë të luajë çdo minutë në në secilën prej 38 ndeshjeve.
Bëhet fjalë për lojtarin e Ulvërhempton, Konor Kodi. Mbrojtësi i lindur në Liverpul është i vetmi lojtar që ka luajtur çdo ndeshje të Premier League në këtë sezon.
Në historinë e Premier League vetëm dy lojtarë të tjerë ia kanë dalë të përsërisin këtë arritje të Koudit: Ben Mi i Bërnlit dhe Luka Milivojeviç i Kristal Palas.