Astra e ka mendjen te finalja e Kupës dhe sot ka pësuar një humbje të thellë në shtëpi nga Kluzh, që është gati të ngrejë trofeun e titullit kampin. Skuadra e sulmuesit Azdren Llullaku pësoi pesë gola, ndërkohë që lojtari i kombëtares tonë shënoi golin e nderit.
Sulmuesi u hodh në fushë në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 57-të. Pa u bërë 10 minuta, Astra fitoi një penallti që u kthye në gol nga Llullaku. Rezultati u ngushtua në 1-2, por më pas Kluzhi realizoi edhe tre herë të tjera.
Llullaku këtë sezon po luan rregullisht, ndryshe nga një vit më parë kur u transferua në Itali te Virtus Entela. Goli i sotëm ishte i shtati për sulmuesin në kampionatin rumun. Më së shumti ai ka realizuar me Gaz Metan, klub me të cilin ka shënuar në gjysmë sezoni dhe më pas u transferua tek Astana në Kazakistan.