Golden State Warriors ka zgjidhur çështjen e kualifikimit, pasi ka triumfuar në ndeshjen e gjashtë të serie play-off. Kampionët në fuqi mposhtën me rezultatin 110-129 Los Angeles Clippers dhe kalojnë në gjysmëfinalet e Konferencës së Lindjes. Kundërshtari për ta do të jetë Houston Rockets.
Kevin Durant u tregua një përbindësh në parket, teksa arriti të shënojë plot 50 pikë (rekord personal). Ai bëhet i gjashti basketbollist që arrin të shënojë 45+ pikë në dy ndeshje radhazi në fazën play-off. Më parë e kanë bërë diçka të tillë Kobe Bryant, Michael Jordan (tre herë), Jerry West, Bernard King dhe Russell Westbrook.
Durant, veç 50 pikëve, shërbeu pesë herë për shokët e skuadrës si dhe regjistroi 6 rebound. Një tjetër rekord për Durant ishte numri i pikëve në dy periodat e para. Basketbollisti i kampionëve në fuqi arriti të shënonte 38 pikë dhe bëhet i dyti që ia del ta bëjë diçka të tillë, pas Charles Barkley në vitin 1994.
#DubNation @KDTrey5 ERUPTS for a #NBAPlayoffs career-high 50 PTS (15-26 FGM, 6 3PM) as the @warriors win Game 6 on the road and advance! #StrengthInNumbers
HOU/GSW Game 1: Sunday (4/28), 3:30pm/et, ABC pic.twitter.com/uDqOS6CR4y
— NBA (@NBA) April 27, 2019
Stephen Curry (26 pikë, 6 asiste, 6 rebound) ishte gjithashtu në lartësinë e duhur, ndërkohë që një paraqitje të mirë bëri edhe Draymond Green. Ky i fundit regjistroi “triple-double”: 16 pikë, 10 asiste, 14 rebound. Draymond Green dhe Shai Gilgeous-Alexander shënuan respektivisht 29 dhe 22 pikë për Clippers, që e mbyllin këtu sezonin në NBA.
NBA | Serie Play-Off (Raundi i parë)
Los Angeles Clippers-Golden State Wariors 110-129 (2-4)