Sulmuesi i Sauthemptonit Shejn Long ka shënuar golin më të shpejtë në historinë e Premier League.
Long zhbllokoi rezultatin në ndeshjen kundër Uotfordit pas vetëm 7.69 sekondash, duke thyer rekordin e mëparshëm, mbajtur nga ish-kapiteni i Totenhemit Ledley King, i cili e mbante që prej vitit 2000, kur shënoi në një ndeshje kundër Bredfordit.
Çudia është se ishte Uotfordi ekipi që e nisi topin nga qendra, por long ushtroi presion ndaj mbrojtësit Kathkart dhe arriti të rrëmbente topin, duke dalë i vetëm me portierin Ben Foster dhe duke shënuar.