Dita e djeshme ishte një njollë për Kategorinë e Parë, pasi pati akte dhunë në sfidën më të rëndësishme, Besa-Bylisi. Ndeshja u ndërpre në Kavajë dhe nuk u çua deri në fund, por dhuna nuk ka qenë e pranishme vetëm në Besa-Bylis.
Në ndeshjen e luajtur mes Veleçikut dhe Shënkollit, që përfundoi me fitoren e vendasve me shifrat 3-1, pati përplasje mes lojtarëve dhe drejtuesve, por jo vetëm.
Nga pamjet duken edhe dhomat e zhveshjes që janë të shkatërruara. Diçka me të vërtetë e shëmtuar, që nuk ka të bëjë me futbollin aspak…