Kalimi i mundshëm te Bajerni, Murinjo shenja dashurie ndaj gjermanëve

Zërat për një “martesë” të mundshme mes Bajernit të Mynihut dhe Zhoze Murinjos sa vijnë e shtohen. Shkarkimi i Niko Kovaç në fundin e sezonit, duket diçka thuajse e sigurt dhe drejtuesit bavarezë do të hidhen në sulm për një trajner të ri.

Duke parë se në sezonin e ardhshëm, Bajerni pritet të shpenzojë shumë edhe në merkato për të ndërtuar një ekip sa më rivalizues për Championsin, mendon që edhe në stol të ketë një trajner me peshë në grupin që drejton, por edhe të ketë ekperiencë.

I pari në listën e gjermanëve, duket se është Zhoze Murinjo, i cili së fundmi ka folur për këtë çështje në media, ku ka deklaruar: “Nuk kam punuar akoma në Gjermani dhe do të më pëlqente të provoja të fitoja Championsin e tretë, me klubin e tretë. Gjithashtu, do të më pëlqentë të fitoja kampionatin e pestë me klubin e pestë që kam drejtuar. Gjithsesi, dëshirat jo gjithmonë plotësohen… Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, përfundoi luzitani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *