Fanatics reagojnë ashpër: Vendim qesharak, duan të përsëritin vitin 2017

Komisioni i disiplinës bëri të ditur vendimet për sa i përket javës që lamë pas, ku vëmendja kryesore ishte te incidentet që ndodhën në ndeshjen e luajtur në kryqytet mes Tiranës dhe Laçit.

Një ndër dënimet për atë ndeshje, ishte edhe ai i zhvillimit të katër ndeshjeve pa praninë e tifozëve për ekipin e Tiranës. Lidhur me këtë vendim, ka reaguar menjëherë tifogrupi “Tirona Fanatics”, të cilët akuzojnë në përsëritjen e mundshëm të skenarit të rënies nga kategoria të bardhebluve.

“Reagim i Tirona Fanatics”

Drejtuar:
-Tifozeve bardheblu
-Fedegjenerates Shqiptare te Futbollit
-Opinionit Publik

Pak caste me pare ka dale nje tjeter vendim i turpshem kryekeput i “Komisionit te Padisiplinur” prane “Fedegjenerates Shqiptare te Futbollit”

Vendim ky qe largon nga stadiumi per 4 jave tifozet bardheblu, ne nje moment tejet kritik te kampionatit…

Ky vendim eshte sa qesharak aq edhe “I FRIKSHEM” per nje perseritje te mundshme te skenarit te vitit te kaluar ku Sport Klub Tirona ra nje kategori me poshte…

Duke ditur dhe kapacitetet e ulta te ish presidentit tone e stafit te tij, duke ditur dhe nivelin e larte korruptiv te F$hF ky skenar nuk eshte aspak cudi, ne nje “Federat Futbolli” ku pas kesaj te sotmes mendojme se ja kemi pare te gjitha…

I gjithe ky sistem i korruptuar eshte ne dem te Tirones gjate gjithe kohes dhe tifozerise se saj, deri ne kufijte e inatit personal…

Asnje nuk e do Tironen, as ata qe leshojne “Lot Krokodili” e as ata qe e hedhin nje kategori me poshte, por kjo nuk eshte as cudi e as ndonje gje e re per ne…

TIRONA KA VETEM TIFOZET E SAJ, TIRONA NA KA VETEM NE!

Tifozet e Tirones nuk duhet te lejojne kurrsesi perseritjen e atij skenari duke treguar qe Tirona nuk eshte mall pa zot!

Reagimi eshte detyrim!

Me Fanatics
Afer Tirones

Tirona Fanatics 1/4/2019

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *