Sulmuesi nigerian refuzoi ofertën e Barcelonës: Jo faleminderit, meritoj më shumë!

Nëse do ju vinte një ofertë nga Barcelona, do e refuzonit? Me siguri do ta bënit po të luanit në ndonjë klub si Reali apo do të paguheshit miliona nga Mançester Siti e ndonjë klub tjetër, por a do ta refuzonit nëse do ishit duke luajtur në Kinë?

E ka bërë këtë gjë Odion Igalo, një sulmues nigerian i cili në karrierën e vet ka shkëlqyer te Granada e sidomos Uotford, ndërsa në vitin 2017 shkoi për 23 milionë euro te Changchun Yatai në Kinë, ku në dy sezone shënoi 36 gola.

Në janar e kërkoi Barcelona, pasi kishte probleme në sulm dhe për këtë arsye mori më pas në huazim Kevin-Prins Boateng nga Sasuolo.

Igalo refuzoi, duke preferuar të firmoste për Shanghai Shenhua në Kinë, ndërsa tani zbulon refuzimin e bujshëm dhe arsyet pse vendosi ashtu.

“Agjenti im më tregoi për mundësinë e vajtjes te Barcelona në huazim deri në qershor, por me gjithë respektin që kam për Barcelonën, unë jam shënuesi i dytë më i mirë në kampionatin kinez dhe mendoj se meritoj më shumë sesa të përdorem si një huazim i shpejtë. Nuk ishte një vendim i lehtë, por zgjodha të qëndroj në Kinë”.

Natyrisht, logjika e Igalo qëndron, edhe për faktin se në një sulm me Mesi, Suarez e Dembele zor se do të kishte shumë minuta në dispozicion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *