Shkëndija e Tetovës është në rrugën e duhur për të mbrojtur titullin kampion në Maqedoni, por së fundmi një tjetër lajm i mirë është se FFM për herë të parë do të drejtohet nga një shqiptar. Sot u zhvilluan zgjedhjet dhe Muhamed Sejdini ka marrë votëbesimin e shumicës.
Asambleja Zgjedhore u mbajt në Ohër dhe të pranishëm ishin 90 delegatë nga 96 që janë në total. Votimi ishte unanim për Sejdinin, i cili mora votat e 82 delegatëve. Ai nuk kishte rival në këto zgjedhje dhe e njeh mjaft mirë FFM-më.
Për pesë vite ka mbajtur postin e zëvendëspresidentit dhe tashmë ka zëvendësuar Ilco Gjorgjioskin. Ky i fundit la postin e tij një vit më parë dhe tashmë Sejdini do të nisë nga puna zyrtarisht. Nuk mungoi në këto zgjedhje edhe një përfaqësuess i UEFA-s, madje një personazh i njohur si Davor Shuker, anëtar i Komitetit ekzekutiv.