Trajneri i Spanjës Luis Enrike ka bërë publike listën me 23 lojtarët e grumbulluar për kualifikueset e “Euro 2020”. Zgjedhjet e Enrikes kanë sjellë jo pak reagime në Spanjë, pasi në të mungojnë emra të rëndësishëm.
Më konkretisht bëhet fjalë për dyshen e Atletiko Madrid, Koke dhe Saul, të dy nuk janë preferuar nga trajneri i përfaqësueses “La Roja”, të vetmit përfaqësues të skuadrës Simeone në kombëtare janë mesfushori Rodri dhe sulmuesi Morata.
Risi në këtë listë janë ftesat për sulmuesin Haime Mata dhe mesfushorin Serxho Kanales, të cilët kurrë nuk kanë pasur thërritur në kombëtaren spanjolle në të shkuarën.
Lista e Spanjës
Portierë: Kepa, De Gea, Pau Lopez
Mbrojtës: Gaja, Zhordi Alba, Bernat, Hermoso, Inigo Martinez, Ramos, Sergi Gomez, Sergi Roberto,
Mesfushorë: Hesus Navas, Buskets, Rodri, Sebajos, Fabian, Pareho, Kanales
Sulmues: Asensio, Rodrigo, Morata, Muniain, Haime Mata