Europa League, finale të parakohshme! Hysaj me rival londinez

Pas shortit të çerekfinaleve të Champions Ligës, erdhi dhe radha për të mësuar përballjet në Ligën e Europës. Napoli, Arsenali, Çelsi, Sllavia e Pragës, Benfika, Valencia, Vijareali dhe Ajntrahti i Frankfurtit do të luftojnë për dy vende në finalen e madhe, që zhvillohet me datë 29 maj në “Olimpic Stadium” të Bakusë, Azerbajxhan.

Përballje të forta dhe tepër interesante. Napoli i Hysajt do të luajë kundër Arsenalit. Dy ekipet janë ndër favoritët kryesorë për fitimin e trofeut dhe duelet mes tyre parashikohen spektakolare dhe të zjarrta. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Londër, ndërsa ajo e kthimit në “San Paolo”. Fituesi i këtij çifti do të luajë në raundin tjetër kundër fituesit të çiftit spanjoll: Vijareal-Valencia.

Derbi spanjoll në çerekfinale. Vijareali dhe Valencia do të luftojnë fort mes tyre për një vend në katër më të mirat. Valencia ka një avantazh shumë të vogël, pasi ndeshjen e dytë e zhvillon në stadiumin e saj.

Duel shumë i bukur dhe ai midis Benfikës dhe Ajntrahtit të Frankfurtit. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Portugali, ndërsa ajo e kthimit në Gjermani. Të dy ekipet kanë objektiva të mëdha dhe duan t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni. Fituesi do të përballet në gjysmëfinale me Çelsin e Sarrit ose Sllavian e Pragës së Piter Olainkës.

Short i pranueshëm për Çelsin e Sarrit, i cili nuk dëshironte Napolin përballë. “Blutë e Londrës” do të luftojnë kundër Sllavias së Pragës, që do të tentojë një tjetër mrekulli pas asaj kundër Seviljes.

ÇEREKFINALET E LIGËS SË EUROPËS

ARSENAL-NAPOLI
VIJAREAL-VALENCIA
BENFIKA-AJNTRAHT FRANKFURT
SLLAVIA PRAGË-ÇELSI

GJYSMËFINALET

(ARSENAL-NAPOLI) – (VIJAREAL-VALENCIA)
(BENFIKA-AJNTRAHT FRANKFURT) – (SLLAVIA PRAGË-ÇELSI)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *