Hysenshahaj: Ndërprerja na penalizon, duam Superioren me Stojkun

Ndërkohë që kampionati këtë javë u ndërpre pas bojkotit të arbitrave, skuadrat kanë vazhduar përgatitjet e tyre të shoqëruara edhe me ndeshje miqësore. Gjatë kësaj periudhe te skuadra e Apolonisë ka pasur zhvillime të reja. Largimit i trajnerit serb Rade Miliç i ka hapur rrrugë firmës me Gentian Stojkun dhe ky i fundit ka zbritur në fushë me ekipin e ri.

Kapiteni Taulant Hysenshahaj shprehet se ndërprerja nuk i shërben Apolonisë. “Pavarësisht rezultateve në kampionat, Apolonia ishte në formë të mirë dhe kjo ndërprerje e detyruar, mëse e justifikuar, na prishi punë. Gjithësesi, e kemi kompensuar me përgatitjet dhe miqësoret që kemi zhvilluar.

Sot u bashkua me skuadrën edhe trajneri i ri Gentjan Stojku, me të cilin objektivi ynë është që të përgatitet një skuadër që në sezonin e ardhshëm të luftojë të ngjitet në Kategorinë Superiore”, u shpreh Hysenshahajt për SportEkspres.com. Për kapitenin e Apolonisë, faza e tretë do të jetë një kolaudim për sezonin tjetër, ku më shumë minuta do të përfitojnë futbollistët e rinj.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *