Nejmari nuk mund të zbristë në fushë në ndeshjen kundër Mançester Junajtid. Sulmuesi është i dëmtuar, por ai bëri tifozllëk për shokët, vuajti eliminimin dhe reagoi kundër arbitrit Skomina.
Braziliani shpërtheu në rrjetet sociale, aty ku akuzoi fort arbitrat dhe teknologjinë VAR për penalltinë e akorduar për ekipin anglez në minutat shtesë.
“Është e turpshme, ata vendosin katër djem, të cilët nuk marrin vesh nga futbollit për të analizuar ndeshjen dhe rastet. Si mund t’i fshehësh duart pas shpinës? Ajo nuk ishte penallti”, ishte reagimi i ashpër i Nejmarit.
Diçka e tillë mund të sjellë skualifikimin me 3 ndeshje për 27-vjeçarin. Sipas nenit 11 të Kodit të Disiplinës së UEFA-s përbëjnë shkelje ofendimet apo ndonjë sjellje tjetër që shkel rregullat themelore të produktit të lojës.
UEFA dënoi dhe Lovren në muajin janar, për hkak të fjalëve që përdori kundër Sergio Ramosit dhe kombëtares iberike. Të njëjtën gjë mund të pësojë dhe Nejmari, pavarësisht faktit se si mund të interpretohen fjalët e tij.