Trashi: Kartoni më emocionoi. Reagimi? Nuk i jam lutur njeriu aq shumë!

 Lorenc Trashi është mungesa e madhe e Partizanit në derbin e sotëm. Mëngjarashi plotësoi numrin e kartonëve të verdhë në ndeshje kundër Flamurtarit pas një faulli ndaj Emiljano Mustës. Para mikrofonit të “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, lojtari i Partizanit foli për episodin që i mohoi derbin dhe kundërshtarin”.

TIRANA –  “Çdo lojtar ose trajner mund të bëjë rolin sikur nuk ka presion, por në derbi presioni është i pashmangshëm. Tirana po kalon një moment të mirë dhe në derbi nuk ka nevojë për të motivuar lojtarët”

FAULLI – “Shumë vetë thonë se faulli im ka qenë karton i verdhë, por nuk i bashkohem këtij opinioni pasi ishte minuta 13-të dhe kishim 6 lojtarë të tjerë në mbrojtje. Reagimi erdhi për shkak të emocioneve”.

REAGIMI PAS KARTONIT KUNDËR FLAMURTARIT – “Doja shumë të isha pjesë e derbit. Kurrë nuk i jam lutur aq shumë ndokujt sa arbitrit në ato momente”.

POZICIONI – “Kam në pozicione më të avancuara, por mendoj që ky është viti im më stabël te Partizani. Mendoj që kemi alternativa. Idrizaj e bën shumë mirë këtë rol dhe më zëvendëson shumë mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *