Ledjan Memushaj ishte titullar për 90 minuta në sfidën që Peskara luajti në transfertë ndaj ish-ekipit të tij Beneventos, por nuk arriti ta ndihmonte ekipin e tij për të marrë pikë, pasi “delfinët” u mposhtën me shifrat 2-1.
Një humbje, e cila ndal serinë e dy fitoreve radhazi për Peskarën dhe e zbret në vendin e katërt, pasi tashmë është Benevento, e cila është ngjitur në vendin e dytë, në kuotën e 43 pikëve, dy më shumë se ekipi i Memushajt.
Gjithsesi, sezoni i lojtarit tonë të kombëtares, ka qenë mjaft pozitiv, teksa pavarësisht se nuk ka shënuar asnjëherë, ka kontribuar për ekipin e tij me plot 7 asiste për gol, duke qenë edhe kryesues në listën e asistuesve.