Valter Sabatini është një tifoz i zjarrtë i Havier Pastores, që nga koha kur të dy ishin pjesë e Palermos. I pari punonte si drejtori sportiv i klubit dhe ishte ai që e zbuloi duke e blerë nga Hurakani në vitin 2009, ndërsa i dyti vallëzonte në fushe, duke plotësuar një sulm ëndrrash bashkë me Edinson Kavanin dhe Fabricio Mikolin.
Argjentinasi la PSG në verë për t’u transferuar te Roma. Aventura me verdhekuqtë nuk po shkon në mënyrën më të mirë, pasi Pastore ka shënuar vetëm 3 gola dhe nuk po arrin të shprehë gjithë potencialin e tij.
“Rendimenti i Pastores më vë në siklet të madh, sepse kam patur fatin ta shoh duke dominuar në fushë. Kam parë stadiume ku të gjithë qëndronin në këmbë për të shijuar lojën e tij dhe nëpër transferta. Nuk e harroj kur në Firence e duartrokiti i gjithë stadiumi. Ndihem shumë keq kur e shoh duke luajtur kështu. Ia kam thënë dhe atij, i duhet të nxjerrë në pah krenarinë argjentinase për t’u kthyer në nivelin e tij.”
“Askush nuk mund ta ndihmojë dot, thjeshtë duhet të japë më shumë për të zhvilluar futbollin që di të bëjë. Ai është një fantazist ofensiv, një ‘playmaker’ në të gjithë fushën. Ka një nivel të jashtëzakonshëm vrapimi, por i duhet të qëndrojë gjithmonë afër topit”, përfundon drejtuesi i Interit.