Në futboll, kemi parë shpesh raste të pazakonta, apo vendime nga më të çuditshmet nga gjyqtarët. Ndeshja ndërmjet Partizanit dhe Flamurtarit është mjaft e freskët në kujtesën e të gjithëve, ku Andi Ribaj mori një karton të kuq, i cili u kontesta shumë.
Gjithsesi, nëse i hidhet një sy rastit të mëposhtëm, do të kuptohet që ka vendime akoma më të kontestushme dhe më të çuditshme nga ai që ndodhi në kryeqytet. Në Afrikë, në një sfidë midis ekipit nga Zambia të ZESCO dhe ekipit mik nga Sudani të Al Hilal, arbitri i takimit ka dhënë një karton të kuq për lojtarin e Al Hilal në mënyrë të pakuptimtë.
Në fundin e pjesës së parë, sulmuesi nga Kongo, Idris Mbombo, ruan topin mes dy kundërshtarëve dhe në momentin që bie në tokë, mundohet ta mbrojë topin përsëri, duke shkaktuar faull. Sipas rregullores, mbajtja e topit për një kohë të caktuar mes këmbëve kur je i shtrirë është faull për ekipin kundërshtar, por përveç kësaj, gjyqtari i takimit ka dhënë dhe karton të kuq, me lojtarët e ekipit mik që nuk i besonin syve.
Incidenti ndodh në minutën 5:02