Që prej fillimit të këtij sezoni, policia nuk është më e pranishme brenda perimetrit të stadiumeve. Vendin e forcave të rendit e kanë zënë stjuartët, të cilët kanë një funksion shumë të ndryshëm.
Në emisionin “Rubrika Sportive në RTSH”, gazetari Fatmir Mneri ka komentuar incidentin e ndodhur në ndeshjen Partizani – Flamurtari. Sipas Mnerit ne akoma stadiumet dhe kapacitet e ekipeve shqiptare nuk mund ta garantojnë dot sigurinë pa praninë e Policisë.
“Dua të theksoj atë që kam thënë gjashtë muaj më parë, kur u aplikua ligji për largimin e policisë në stadiume. Në atë moment thashë se është e hershme që policia të largohet nga stadiumet”.
“Që nga ajo kohë nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë. Stadiumet tona s’kanë akoma numrin e duhur kamerat ose dhomën e posaçme ku duhet të rrijë personi përgjegjës që monitoron sigurinë. Ne tani po rrimë me shpresën që ishalla nuk ndodh gjë, pasi nuk kemi kapacitet për të ndaluar ngjarjet e tyre. E vetmja gjë që na ngelet është që të urojmë që të mos ndodhë më”, tha Mneri.