Bajerni i Mynihut hasi shumë vështirësi për të mposhtur Hertën e Berlinit në shtëpi. Një gol i Havi Martinez i dhuroi fitoren bavarezëve, që kanë barazuar Dortmndin në krye me 51 pikë, me verdhezinjtë që do të luajnë nesër kundër Leverkuzenit.
Djemtë e Kovaç dominuan, por Herta rrezikoi shumë duke humbur disa raste me anë të sulmuesit Kalu. Goli deçiziv i ndeshjes u shënua në minutën e 62-të. Hames Rodrigez krosoi nga goditja e këndit dhe spanjolli kërceu lart, përfitoi nga dalja e gabuar e portierit kundërshtar dhe shënoi me kokë.
Në ndeshjet e tjera ra në sy fitorja e Volfsburgut në transfertë përballë Gladbahut. “Ujqërit” shënuan në pjesën e parë me anë të Gerhard, ndërsa Admir Mehmeti vulosi ndeshjen me dy golat e e shënuar në pjesën e dytë.
27-vjeçarit që aktivizohet me përfaqësuesen e Zvicrës i mjaftuan vetëm katër minuta në fushën e blertë për të gjetur golin (u fut në fushë në minutën e 64-ët), ndërsa shtatë minuta përpara fundit vulosi ndeshjen, duke shënuar golin e tretë për ekipin dhe të pestin në kampionat gjatë këtij sezoni.
Fraiburgu i Abrashit “shkatërroi” Augsburgun në shtëpi me rezultatin 5-1, ndërsa mesfushori i kombëtares tonë ishte pjesë e formacionit të ekipit vendas. Fitore arriti dhe Mainci, që triumfoi përballë Shalkes me rezultatin e pastër 3-0.
Gladbah-Volfsburg 0-3
(Gerhardt 38’, Mehmedi 68’, Mehmedi 83’)
Bajern Mynih-Herta Berlin 1-0
(Martinez 62’)
Fraiburg-Augsburg 5-1
(Peteresen 9’, 43’, Grifo 30’, Ualdshmid 64’, Niederleshner 85’ / Kedira 52’)
Mainc-Shalke 04 3-0
(Onisiuo 18’, 84’, Mateta 73’)