Sami Kedira nuk ishte në listën e të grumbulluarve për transfertën kundër Atletikos së Madridit. Trajneri Masimiliano Alegri shpjegoi fillimisht se mesfushori kishte qëndruar në Torino për shkak të një problemi shëndetësor, por tekniku livornez nuk u fut në detaje…
Pak minuta pas fjalëvë të Alegri, klubi torinez njoftoi me anë të një komunikate për shtyp se Kedira regjistroi rrahje zemre jashtë normales (aritmi) dhe për këtë gjë po i nënshtrohet testeve të mëtejshme.
Në përfundim të analizave do të merret vesh e ardhmja e 31-vjeçarit. Historia ka plot raste lojtarësh që kanë lënë futbollin para kohe për shkak të probleme në zemër. Një rast shumë i njohur për shqiptarët është kapiteni i kombëtares kuqezi Lorik Cana, i cili e mbylli karrierën para kohë për shkak të një anomalie në sistemin kardiovaskular.