Në orën 21:00 do të luhet supersfida e fazës së 1/8-ave, ku përballë do të vihen dy gjigantë si Liverpuli dhe Bajerni i Mynihut. Pak momente më parë janë zyrtarizuar edhe formacionet e dy ekipeve, ku ka pasur dhe surpriza.
Në krahun e Liverpulit, duket se Dejan Lovren nuk ia ka dalë dhe në qendrën e mbrojtjes është vendosur Matip dhe Fabinjo. Firmino është lajmi i mirë për Klop, i cili rrezikonte të mos ishte pjesë e ekipit. Ndërsa, në krahun e Bajernit, rikthimi i madh është padyshim Manuel Nojer.
Leon Gorecka nuk ia ka dalë të jetë pjesë e ekipit dhe nuk do të jetë i gatshëm për trajnerin Niko Kovaç. Koman-Hames-Gnabri do të jetë tridhëmbëshi prapa sulmuesit të vetëm Robert Levandovskit. Një sfidë e gjitha për t’u shijuar.