Tomori luan sërish me Bylisin dhe më pas i kthehet kampionatit, në Ballsh!

Në Berat bojkoti ka marrë fund, sepse pas “përtesës” për të shkuar në Ballsh për ndeshjen e javës së shkuar në kampionat, tashmë puna ka rinisur normalisht. Beratasit do t’i rikthehen kampionatit që këtë fundjavë dhe kundër Elbasanit të shtunën do të luhet në… Ballsh!

Duke qenë se fusha e Tomorit është dënuar, beratasit do të spostohen në Ballsh, si për të kërkuar falje që nuk shkuan javën e shkuar.

TOMORI – BYLIS DO TE LUHET… PËR QEJF! – Bylisi doli kot në fushë javën e shkuar, sepse Tomori nuk u paraqit fare, duke i prishur punë në një farë mënyre si vetes, ashtu edhe kundërshtarit.

Tani palët kanë rënë dakord që të ndeshen, por jo për pikë, sepse ato i mori Bylisi. Ndeshja do të luhet, por thjesht si miqësore, në Ballsh.

Për këtë miqësore trajneri Santiliano Dule komenton: “Konfirmoj që ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Elbasanit që do ta zhvillojmë në Ballsh, dhe pse si mundësi kanë qenë edhe fushat e Kuçovës dhe Çorovodës. Po kështu, ditën e mërkurë do të luajmë miqësoren me Bylisin në Berat, si një mundësi për të rikuperuar pushimin e fundjavës së kaluar në kampionat, dhe në këtë rast testojmë skuadrën përpara ndeshjes me Elbasanin”.

EDI SPAHIU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *