Tashmë zyrtare, Nani habit me destinacionin e ri

Tashmë është zyrtare. Luis Nani lë Evropën dhe bëhet lojtari më i ri i Orlando Sitit në MLS. Portugezi, i cili më parë është aktivizuar me ekipe si Mançester Junajtid, Sporting, Valencia apo Fenerbaçe, duket se ka zgjedhur Amerikën për të vijuar karrierën e tij.

Ditën e sotme, klubi i Orlandos e zyrtarizoi afrimin e mesfushorit të avancuar, i cili i bashkohet ekipit të “luanëve” me parametra zero. Së fundmi, Nani aktivizohej me Sportingun e Lisbonës. Kujtojmë, në të shkuarën me Orlandon ka luajtur dhe Rikardo Kaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *