Takimi midis Rosario Central dhe River Plejt dhuroi spektakël përgjatë 90 minutave. Momenti më i veçantë i takimit ishte goli i kolumbianit të River Plejtit, Huan Kuintero, i cili zhbllokoi rezultatin me një goditje fantastike shumë pranë flamurit të godijtes së këndit.
Fatkeqësisht “perla” e Kuinteros nuk mjaftoi për t’i siguruar skuadrës nga Buenos Airesi fitoren, pasi vendasit barazuan në fillim të pjesës së dytë pas një gafe të portierit Franko Armani.
? Con ustedes, el ? de River Plate: @juanferquinte10 ?pic.twitter.com/KMZC7ftjx1
— River Plate (@RiverPlate) February 15, 2019
Mesfushori kolumbian është kthyer në lojtarin kyç të skuadrës kampione në fuqi të trofeut Libertadores dhe me siguri gjatë merkatos së verës do të rikthehet në Europë, ku për të interesohen me dhjetëra klube.