Golat akrobatik të tipit “rofeshatë” janë gjithmonë të bukur për t’u parë. Një i tillë ka ndodhur në kampionatin palestinez, në takimin midis Al Aksës dhe Xhamai Rafah. Megjithatë, kemi të bëjmë me një gol shumë të veçantë.
Sulmuesi i Xhamai Rafah, Ibrahim Naxhar, ishte lojtari i tretë që tentonte një roveshta brenda tre sekondash dhe në këtë rast vlejti shprehja “I treti i vërteti”, pasi Naxhar i dha avantazhin skuadrës së tij.