Laçi mori një pikë në takimin me Kukësin, ndërkohë që tani skuadra e drejtuar nga Besnik Prenga mendon për ndeshjen e radhës në shtëpi me Luftëtarin. Objektivi dihet, marrja e tre pijeve.
Kurbinasit nuk do të jenë të plotë ndaj bluzinjve pasi një nga titullarët e skuadrës është i pezulluar për shkak kartonësh. Regi Lushkja, mesfushori kavajas, në ndeshjen me Kukësin u ndëshkua me karton të verdhë.
Ishte i katërti për të dhe duhet ta shlyejë pezullimin ndaj Luftëtarit. Trajneri Prenga gjithsesi ka disa alternativa, ndërkohë që është rikthyer edhe Bojan Najdenov. Numri “10” i kurbinasve është rikuperuar dhe ndaj Kukësit mori pak minuta në fund.