Timo Verner kërkohet nga gjysma e Europës. Sulmuesi i Lajpcigut është një nga premtimet më të mëdha të futbollit gjerman dhe klubi po bën maksimumin për të… përfituar sa më shumë nga ai.
Kontrata e 22-vjeçarit me Lajpcigun përfundon në verën e vitit 2020 dhe drejtuesit po mendojnë t’i ofrojnë rinovimin deri në vitin 2024. Vernerin e pret një dyfishim rroge (nga 3.1 milionë euro në 6 milionë) dhe klauzola e largimit të tij do të jetë 70 milionë euro.
Për sulmuesin interesohen dy klubet nga Mançesteri, Liverpuli, Çelsi, Bajerni i Mynihut, Dortmundi, Barcelona, Reali i Madridit, Juventusi dhe PSG.