Armando Sadiku rikthehet të luajë në muajin shkurt. Sulmuesi i kombëtares vijon periudhën e riaftësimit dhe tanimë është në fazë të avancuar pasi po punon me topin dhe me pjesën tjetër të grupit. Sigurisht do duhet kohë që të rifitojë formën e duhur fizike dhe sportive.
Këtë mundësi ia ofron Lugano në Zvicër, madje mediat në Spanjë e bëjnë të kryer transferimin e Sadikun në formë huazimi. Ende nuk ka asgjë zyrtare, por sot sulmuesi ka bërë testet mjekësore.
Sulmuesi është pjesë e Levantes në Spanjë dhe rikthimi në Zvicër dhe te Lugano, në një ambient që e njeh mirë dhe vetë sulmuesin e njohin po aq mirë, do ishte një “asist” për të rihapur formën sa më shpejt. Hapësirat te Lugano do ishin më të mëdha dhe diçka e tillë i nevojitet Sadikun momentalisht.