Trajneri i skuadrës së Kukësit, Armando Cungu, ka marrë një lajm të keq nga infermieria e skuadrës. Portieri kosovar Faton Maloku ka mbyllur sezonin për shkak të një dëmtimi në tendina.
“Gardiani” do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni për të rregulluar problemin e lartpërmendur. Koha e riaftësimit për 27-vjeçarin është diku te 4 – 5 muaj, çka e bën të pamundur rikthimin e tij me fanellën e verilindorëve.
Maloku iu bashkua Kukësit gjatë merkatos së verës dhe në gjysmën e parë të sezonit dhe në gjatë këtij sezoni, ai u aktivizua në vetëm dy takime si titullar, duke mbetur si zgjedhje e dytë pas Stivi Frashërit.