Janik Ferreira Karrasko është një ndër emrat më të përfolur të merkatos, teksa belgu do të rikthehet në Europë pas aventurës së tij në Kinë. Për momentin, në drejtim të mesfushorit ka shumë oferta nga shumë klube, teksa Premier Liga ose Serie A pritet të jetë destinacioni i ardhshëm.
Në lidhje me këtë çështje ka folur bashkëshortja e 25-vjeçarit, e cila ka deklaruar se ende nuk ka asgjë konkrete dhe se Karrasko nuk ka firmosur asgjë. Gjithashtu, ajo ka pranuar se rikthimi në Europë është opsioni më i mundshëm, pasi jetesa në Kinë i lë shumë larg miqve dhe familjeve.
“Janik ka marrë shumë oferta, nga Spanja, Italia, Gjermania dhe Anglia, por nuk ka asgjë konkrete dhe nuk është firmosur asgjë. Ne na pëlqen shumë Kina, por është një kulturë e ndryshme dhe jemi shumë larg familjeve dhe miqve tanë. Do të shohim të gjitha mundësitë, por probabiliteti më i madh është që të rikthehemi në Europë”, ka përfunduar bashkëshortja e Karraskos.