Sot pasdite skuadra e Egnatias ka ndryshuar trajnerin. Edhe pse u rendit në vendin e tretë me 5 pikë larg Bylisit të vendit të parë, drejtuesit e Bashkisë së Rrogozhinës që e financojnë ekipin, kanë menduar se Bledar Sinella është emri që ju garanton synimet e tyre në këtë sezon.
Pas këtij ndryshimi, vetë Sinella deklaroi për SportEkspres.com se ishte korrektësia dhe mbështetja e kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës që e bindën për të marrë drejtimin e Egnatias.
“Duke qenë se Ilir Duro nuk ndihej shumë mirë në rolin e trajnerit, ai u kishte kërkuar drejtuesve të klubit largimin nga ky post. Duke e marrë unë drejtimin, së pari e quaj vlerësim të madh profesional, por edhe si një obligim për synimet që kjo skuadër ka në këtë sezon. Egnatia do ta vazhdojë deri në fund luftën për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore në sezonin e ardhshëm”, u shpreh Sinella.