Bastet dhe logjika e qeverisë, Roland Luçi: Kryeministër, eja në vete!

Qeveria ka vendosur prej pak muajsh që bastet sportive në Shqipëri të ndalohen, ashtu si reklamat dhe bastet online.

Prej 1 janarit nuk ka më baste, në teori, pasi kryeministri Edi Rama mendon se kumari është plaga e madhe e Shqipërisë.

Megjithatë, askush nuk e ka menduar mirë se çfarë do të ndodhë tani e tutje, si do të kontrollohet tregu në të zezë dhe milionat që do ikin nga Shqipëria.

Për këtë arsye, edhe Roland Luçi jep mendimin e vet dhe për trajnerin e njohur shkodran vendimi i qeverisë është absurd dhe jashtë logjike ekonomike e njerëzore.

Shkundu e hajde në vete, kryeministër. Duhet vepruar në përshtatje me ligjet e brendshme të sistemit ku jeton o Edi, të kapitalizmit. Ato nuk mundesh arbitrarisht t’i ndalosh së vepruari. Kumari do disiplinuar e jo ndaluar, sepse do ndërrojë formen e ekzistencës dhe lufta juaj kthehet në luftë me mullinjtë e erës. Do shkojë puna në fshatarizim të kumarit fillimisht, të rivitalizimit te skedinave private, klluçit, zholit a pishpirikut kosovar, përmbysit a pllakatorit tiranas. E pastaj vijojnë online, për të cilat të gënjejnë e pastaj ti gënjen veten se mund ta ndalosh. Qe te kuptohemi: Disiplinim nuk domethënë ta kthesh kumarin në privilegj të 5-yjshave që të rrethojnë. Në Austri lejohet maksimalisht 70 € bast dhe relevantja shqiptare mund të ishte diku 5 a 10 €. Kështu ua bie në majë të hundës bastexhinjve, i disiplinon dhe ndërgjegjëson para se të shkunden xhepash e brinjësh. Të çmendurve sigurisht qe s’ka mjek qe u bie në të. Disiplinimi vlen dhe për kapsollat dhe prostitucionin, prostitucionin e te gjitha formave.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online