Zguro gati për hapin tjetër, sot dita e falënderimeve

Vangjel Zguro do të luajë në SHBA dhe normalisht që është i lumtur për diccka të tillë. Anësori i majtë e mbylli me Kukësin këtë muaj dhe tani është gati për eksperiencën e re. Pogradecari nuk është kursyer me falënderime për klubet ku ka luajtur, por edhe për menaxherin që bëri të mundur transferimin e tij.

“Viti ri, fillim i ri. Zyrtarisht lojtar i Chatanoga Red Rolves USL, USA. Falënderimet i takojnë Zotit, i cili është më i madhi. Falënderoj klubin për besimin. Falënderoj jashtë mase dhe menaxherin Luan Kadriu, i cili mundësoi këtë kalim. Një falënderim i madh shkon dhe për ekipet të cilat unë kam luajtur në Shqipëri. Ekipi vendlindjes time Pogradeci, me të cilin kam mësuar çdo gjë dhe është ekipi që dua më fort.

Dua të falënderoj dhe ekipet e tjera ku un kam ngrënë bukë:  Butrintin, Korabin, Luftëtarin, Kamzën dhe Kukësin. Ju uroj suksese dhe lart e më lart gjithmonë. Janë fjalë që më dalin nga zemra. Respekte nga Vangjo Zguro”, shkruan Zguro në llogarinë e tij në “Facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *