VIDEO | Çani rikthehet te goli, “hero” në shtëpi për Vibonezen

Ish-sulmuesi i Partizanit, Edgar Çani, ka qenë protagonist i ndeshjes së sotme midis Vibonezes dhe Potencës. Futbollisti shtatlartë shënoi golin e vetëm të takimit dhe i dha pikët e plota skuadrës së tij, që garon në Serinë C.

Sulmuesi i shumëshëtitur në klube italiane dhe jo vetëm, realizoi pas më shumë se një muaji dhe ishte vendimtar për Vibonezen. Në minutën e 30-të ai arriti të befasonte portierin mik, i cili në shtyllën që duhet të ruhej nga goli e pësoi.

Deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar dhe Viboneze mori fitoren e shtatë në kampionat. Pas 18 javësh renditet në vendin e tetë me 26 pikë, ndërkohë që për Çanin goli i shënuar ishte i dyti për këtë sezon në kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *