Shkëmbi: Skuadra neglizhoi, luajtëm me dy fytyra

Bledi Shkëmbi foli për “Supersport” në fund të ndeshjes me Laçin. tekniku korçar komentoi barazimin me skuadrën kurbinase por edhe ecurinë e skuadrës në tërësi. Në emisionin “Gol pas Goli”, numri një i durrsakëve komentoi dhe merkaton, ashtu si dhe objektivat që ka skuadra.

BARAZIMI – “Bëmë një pjesë të dytë shumë të mirë. E nisëm jo mirë, jo siç e kishim menduar. Kundërshtari pati disa raste dhe shënoi. U munduam të riktheheshim në pjesën e dytë dhe ja dolëm. Futbolli ky është. Edhe kur bën shumë rast mund të shënosh një gol ose edhe asnjë”.

NDESHJA – “Meritë ka edhe kundërshtari që nuk na la të luanim shumë në pjesën e parë. u futëm më lehtë se në çdo ndeshje tjetër. Këtë vuajti ekipi dhe presionin  golit më pas, pasi e patëm të vështirë të reagonim. Kjo besoj se ishte arsyeja pse treguam dy fytyra”.

VECAJ – “Vecaj ka bërë një ndeshje të mirë dhe ishte një nga lojtarët kryesor që ndryshoi ritmin dhe i dha besim skuadrës në sulm. Uroj të vazhdojë kështu. Për mua është një lojtar i rëndësishëm që do të bëjë mirë në të ardhmen.”

GABIMI – “Ne humbëm duelet në pjesën e parë. Hynim me 50% dhe jo me 100% për të fituar topin. Këtu gabuam. Këto rezultate pozitive bëmë që ta nisnim kaq thjeshtë edhe pse kemi folur gjatë gjithë javës që nuk duhet të ndryshojmë, pasi nuk e kemi luksin”.

OBJEKTIVAT – “Nuk jam i mërzitur pasi lojtarët dhanë maksimumin. Edhe po të kumbisnim sot nuk do të ndryshoja mendim për lojtarët. Më erdhi mirë që ekipi u rikthye në pjesën e dytë për të bërë atë që stërvitemi. Ne kemi të njëjtat objektiva. Ne vijomë të jemi për Kupat e Europës”.

MERKATO “Nëse do të gjejmë lojtarë më të mirë se këta që kemi, që është e vështirë, do të humb në merkato, në të kundërt jemi mirë kështu siç jemi”.

SULMI – “Ne e dimë mirë që është vështirë për të gjetur një sulmues shumë i mirë. Nuk është se nuk kemi në kërkim për ndonjë lojtarë, por është e vështirë dhe mendoj më shumë që të bëj detyrën time me këtë grup. Se çfarë do të na sjellë merkato dhe fati nuk i dihet”.

ECURIA E MIRË – “E shoh skuadrën që nga fillimi dhe deri sot. Të gjithë bashkë, klubi, lojtarë dhe stafi kemi bërë një punë të mirë, por që llogaritë duhet të bëhen në fund, ndaj nuk duhet të vetëkënaqemi. Do të kemi presion për të mbajtur këto rezultat të mira që patëm këtë fazë të dytë në veçanti”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *