E ardhmja e Iniestës: Unë trajner? Po, por nuk mendoj për Barçën

Andres Iniesta po shijon aventurën japoneze me ekipin e Visel Kobe. Mesfushori i famshëm spanjoll ka folur për “El Mundo Deportivo”, duke zbuluar mundësinë për t’u bërë trajner në të ardhmen.

34-vjeçari plot klas nuk e ka ndarë akoma mendjen se me çfarë do të merret pasi të tërhiqet nga futbolli, por ideja e trajnerit e intrigon, aq më shumë ajo e drejtimit të… Barcelonës.

Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Nuk mund të them që nuk do të më pëlqente të bëhesha trajneri i Barcelonës, por nuk mund të them që e mendoj një gjë të tillë. Po, është e vërtetë që me kalimin e kohës, mundësia për t’u bërë trajner rritet. E shoh veten si trajner, por të shohim rrugën që do të ndjek, pasi të largohem përfundimisht nga futbolli”, përfundon Andres Iniesta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *