Çfarë dështimi i Batshuajit, sulmuesi rikthehet në Londër

Aventura spanjolle e Miçi Batshuajit ka rezultuar një katastrofë. Sulmuesi belg u huazua nga Çelsi te Valencia gjatë merkatos së verës dhe deri më tani ka gjetur vetëm një herë rrugën e rrjetës në 13 ndeshje në La Liga.

Sipas së përditshmes spanjolle “MARCA”, drejtuesit e Valencias kanë vendosur ta anulojnë huazimin e tij. Batshuaji do të rikthehet në Londër, ku do të stërvitet nën urdhrat e Sarrit. 25-vjeçari mund të shfrytëzojë momentin e keq të Alvaro Moratës dhe të rrëmbejë më në fund një vend në formacioni e bluve të Londrës.

Një opsion tjetër është dhe huazimi në një skuadër tjetër ose shitja përfundimtare e kartonit. Batshuaji e tregoi në Gjermani se është një lojtar cilësor dhe në ambientin e duhur mund të bëjë diferencën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *