VIDEO | Olainka rikthehet të shënojë, Slavia kryeson e vetme kampionatin çek

Peter Olainka la Belgjikën për t’u “shpërngulur” në Çeki, ku u ble gjatë merkatos së verës për tre milionë euro nga skuadra e Slavias së Pragës. Klubi kryeqytetas u detyrua të bënte nje sforco financiare  të madhe për të afruar nigerianin, kartoni i të cilit u ble për një shumë rekord prej 3.2 milionë eurosh.

Katër muaj pas transfertës, nigeriani ka shënuar katër gola. Sigurisht nga ai pritet shumë më shumë, por s’duhet të harrojmë që është 23 vjeç dhe kontrata e tij me klubin çek mbaron pas në vitin 2022, pra koha për të treguar veten nuk është e pakët.

Ish-sulmuesi i Skënderbeut ka gjetur rrugën rrjetës  në ndeshjen e ditës së sotme ndaj Mlada Boleslav. Takimi u mbyll 3 – 2 në favor të Slavias dhe Olainka shënoi golin e tretë për të tijtë. Skuadra mban kreun e kampionatit çek me katër pikë diferencë nga ndjekësit dhe kampionët në fuqi të Viktoria Pëlzen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *