VIDEO | Vinicius si Nejmar? 18-vjeçari “mbetet” në klasë  

Reali i Madridit e mori me shumë bujë në verë 18-vjeçarin Vinicius, por deri më tani 18-vjeçari ka luajtur vetëm 45 minuta në La Liga me ekipin e parë. Sot, sulmuesi shënoi golin e parë me ekipin e Solarit, por në ekipin e parë.

Gjithsesi, më shumë se goli i shënuar, në internet po qarkullon një video ku lojtari në fjalë përpiqet që të kopjojë bashkëkombësin e tij Nejmarin, me një lëvizje që jemi mësuar ta shohim shpesh nga lojtari i PSG-së. Realizimi i këtij veprimi la shumë për të dëshiruar nga ana e Viniciusit.

Reali ka shpenzuar mbi 45 milionë euro për të, por deri më tani është shumë larg pritshmërive për të. Për t’u bërë si Nejmar ka ende shumë punë, ndërsa për veprimin që tentoi të bënte sot, ai mund të quhet… mbetës.

https://twitter.com/futuroscracksNW/status/1070764563698716673

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *