E habitshme, por Naser Aliji është një situatë jo të mirë dhe mund të largohet nga Dinamo e Bukureshtit dhe kjo është zbuluar nga vetë trajneri i klubit rumun, Mirçea Redniç. Para pak ditësh ai ka kërkuar madje vetë të flasë në lidhje me mbrojtësin e kombëtares sonë.
“Dua të flas pak në lidhje me Naser Alijin. Mund ta ndërpresim kontratën me të. Nuk na kushtuar asgjë deri më tani, vetëm disa bileta avioni dhe disa shpenzime të vogla. Tani varet prej tij nëse do të zgjidhë problemet e tij të vogla. Nëse nuk është 100% deri më 9 janar, atëherë ne do ta ndërpresim kontratën”, është shprehur kreu i pankinës së Dinamos së Bukureshtit.
Aliji u prezantua në fillim të nëntorit te klubi rumun dhe do të përfitonte një pagë bazë prej 4 mijë eurosh. Aktivizimi i tij rregullisht me Dinamon ia dyfishonte pagën, por tanimë situata është e tillë që mbrojtësi 24-vjeçar as që nuk do të debutojë në skuadrën e drejtuar nga Redniç.