Mbape shkruan historinë, shpallet fituesi i parë i çmimit “Kopa”

Në ceremoninë gala për Topin e Artë, që po zhvillohet sot në Paris, u dha për herë të parë çmimi “Kopa”, i cili do të jepet në mënyrë të përvitshme nga “France Football” për lojtarin më të mirë nën 21-vjeç.

Askush nuk u çudit kur çmimi iu dorëzua sulmuesit francez, i cili “rrafshoi” konkurrencën me paraqitjet e tij në Botërorin “Rusi 2018”. Në momentin e dhënies së çmimit, 19-vjeçari dha se ky është vetëm fillimi.

“Ky çmim më bën akoma më të uritur, që të vazhdoj drejt sukseseve të tjera. Synimi im i ardhshëm është që të fitoj çdo trofe të mundshëm”, tha Mbape, ndërsa trajneri i kombëtares franceze, Didier Deshamp u shpreh: Jam i gëzuar dhe krenar për atë, ndihem shumë fat që ai është francez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *