Trabzonspori ka marrë tre pikë të arta këtë fundjavë, pasi ka mundur Fenerhahçen në shtëpi. Rivali po përjeton një moment të keq dhe skuadra ku luan Kaleb Ekuban fitoi me rezultatin 2-1. Ganezi u aktivizua në minutën e 73-të.
Sulmuesi nuk shënoi, por në fund festoi së bashku me skuadrën. Ekuban nuk mund të mos emocionohej nga festa në shkallët e stadiumit pas triumfit me Fenerbahçen. Në llogarinë e tij në “Instagram” ai ka postuar një video nga spektakli i dhuruar.
https://www.instagram.com/p/BqpI70jhlj8/?utm_source=ig_web_copy_link