Xhakomo Vrioni ka nisur të marrë edhe më shumë minuta te Venecia. Një ditë më parë ai ishte titullar në fitoren kundër Breshias, madje edhe asistoi në një nga golat e shënuar nga Di Marion. pas ndeshjes, sulmuesi i kombëtares ka folur për Dazn dhe dukej i lumtur.
“Jam i kënaqur me paraqitjen qe kemi bërë sot. Një fitore e madhe nga skuadra. Erdhi prej formës së mirë fizike dhe mentalitetit që kemi. Tre pikë të rëndësishme edhe për moralin. Lidhja me Di Marianon? Jo vetëm me të kuptohem mirë. Tani duam një fitore tjetër kundër Foxhias”, është shprehur shkurtimisht Vrioni.
Sulmuesi 20-vjeçar është aktivizuar në gjashtë ndeshje deri më tani, teksa katër prej tyre i ka nisur nga minuta e parë. Vrioni është në kërkim të golit të parë me Venezian dhe shpreson që t’ia dalë sa më shpejt.