Sergio Ramos pozitiv me doping, faji ishte i Realit të Madridit

Të tjera lajme rreth skandalit të dopingut, që tronditi futbollin europian, sipas dokumenteve të zbuluara nga “Football Leaks”. Sipas dokumenteve të siguruara nga “Der Spiegel”, Sergio Ramos rezultoi pozitiv me doping, pas finales së Champions League në Kardif, ku spanjollët fituan 4-1 me Juventusin.

Bëhet fjalë për substancën desametason, e cila ka veti për të luftuar dhimbjet apo problemet muskulore. Kjo substancë është e ndaluar nga Agjencia Ndërkombëtare e Anti Doping, por mund të përdoret nga sportistët, në rastet kur shërben si kurë. Megjithatë, sportisti dhe klubet, kanë detyrimin që t’a sinjalizojnë përpara ndeshjeve.

Megjithatë, në dokumentacionin e plotësuar nga stafi teknik i Realit përpara finales, figuronte emri i një tjetër ilaçi të ngjashëm me Desametasonin. Bëhet fjalë për Çeleston Kronodozë”. Pasi u njoftua për analizat e anti-dopingut, në atë periudhë UEFA mori për bazë shpjegimet e mjekut të klubit madrilen, i cili mori përsipër përgjegjësinë për gabimin. Konfederata europiane e futbollit i pranoi argumentat dhe vendosi t’a mbyllte çështje, duke mos hapur një hetim.

Reagimi i Realit të Madridit nëpërmjet një deklarate për shtyp

1) Sergio Ramos nuk ka shkelur asnjëherë rregullat e kontrollit anti-doping.

2) UEFA kërkoi informacione të sakta dhe e mbylli menjëherë çështjen, ashtu si ndodh zakonisht në këto raste, pas verifikimeve të ekspertëve të Agjencisë Botërore të Anti Dopingut dhe të ekspertëve të UEFA-s.

3) Për pjesën tjetër të shkrimit të botuar, klubi nuk ka asgjë për të thënë, duke qenë se nuk përmban asnjë element tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *