Veliu: Gëzohem që përfundoi telenovela e Kales, jemi larg pritshmërive

Franc Veliu nuk do të jetë në fushën e lojës sot, pasi po kalon një gjendje gripale. Mbrojtësi vlonjat foli në emisionin “Supersport” në emisionin “Gol pas Goli”, duke treguar situatën në skuadrën kuqezi.

A është Flamurtari aty ku pritet?
Nuk jemi aty ku pritej. Ne kishim më shumë pritshmëri, por dihet se kampionati jonë nuk është i lehtë. Duhet të bëjmë më të mirën në çdo ndeshje për të arritur synimet tona në fund.

Ardhja e Kales?
Kale është një lojtar me vlera dhe më vjen mirë që përfundoi kjo telenovelë. Është një blerje e momentit dhe uroj të bëjë më të mirën për ekipin.

Tifozët…
Stadiumi do të mbushet, por pas pjesës së parë numri mund të jetë më i lartë.

Ndjeni keqardhje që nuk do të jeni sot në fushë?
Më vjen shumë keq, pasi luhet një ndeshje vitrinë, ndaj kryesuesve, por që dhe unë kam luajtur më parë. Kisha dëshirë të luaja, por nuk ishte e shkruar kështu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *