VIDEO/ Çmenduri për Boka Zhuniors, tifozët pushtojnë “Bomboneran”

Entuziazëm i jashtëzakonshëm te Boka Zhuniors, në stërvitjen me dyer të hapura, që skuadra zhvilloi në “Bombonera”, përpara finales së kthimit në Kupën Libertadores ndaj River Plejt. “Tempulli” verdheblu u pushtua nga tifozët, të cilët krijuan prej orëve të para të mëngjesit një radhë kilometrike, edhe pse seanca ishte parashikuar të niste pasdite.

Madje, disa mbështetës të ekipit, kishin zënë radhët prej mbrëmjes, duke e kaluar natën në dyert e stadiumit. Këngë, brohoritje dhe bandierola. 50,000 mbështetës në stadium. Entuziazëm i jashtëzakonshëm, edhe pse në fund jo të gjithë arritën të ndiqnin stërvitjen e idhujve të tyre. Disa tifozë mbetën jashtë stadiumit dhe klubi i Bokas u detyrua të kërkonte falje.

“Na vjen keq, por jemi jashtëzakonisht të shumtë në numër”. Drejtuesit e Bokas Zhuniors i bën thirrje tifozëve që të ishin të pranishëm në stërvitje, për të motivuar futbollistët, por numri i atyre që i’u përgjgijën ftesës, kaloi çdo parashikim. Në stadium, atmosfera ishte elektrizuese: më tepër sesa një seancë stërvitore, dukej sikur ekipi po luante një ndeshje të vërtetë.

Gjatë ndeshjes brenda skuadrës, i gjithë stadiumi brohoriste pas çdo goli të shënuar nga lojtarët e Skelotos. Një tifoz hyri në fushë dhe u bllokua nga policia. Vendimtare, ndërhyrja e Karlos Tevez, që e shpëtoi nga forcat e rendit dhe i dhuroi fanellën e tij.

Boka Zhuniors do të luajë ndeshjen e kthimit në finalen e Kupës Libertadores, të shtunën më 24 nëntor, në fushën e River Plejt. 90 minutat e para të sfidës, të zhvilluara pikërisht në impiantin mitik “Bombonera” përfunduan në barazim 2-2, duke lënë gjithçka të hapur për aktin final të trofeut, i cili është ekuivalent i Champions League në Europë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online