“Sarri tifoz i Fiorentinës, iku për faj të De Laurentis”

I ati i Mauricio Sarrit komentoi fjalët e trajnerit të Çelsit, i cili pak ditë më parë kishte shpjeguar largimin e dhimbshëm nga Napoli. Amerigo Sarri deklaroi: “Mauricio la zemrën në Napoli dhe për mendimin tim, do të kishte qëndruar me dëshirë. Ndoshta ndodhi diçka me presidentin Aurelio De Laurentis, megjithatë tashmë ndihet shumë mirë në Angli”.

“E takova në Londër rreth dy javë më parë dhe ndoqa një ndeshje të Çelsit. Ndihet shumë mirë në skuadër dhe tifozët e duan. Ka punuar katër muaj në një bankë në Londër dhe fakti që fliste anglisht e ndihmoi të përshtatej menjëherë”.

“Kur ishte i vogël, bënte tifo për Napolin, sepse është qyteti ku ka lindur. Por, me kalimin e viteve në zemrën e tij ishte Fiorentina. Personalisht do të më pëlqente ta shihja në stolin e kësaj skuadre. Nuk e di nëse në të kaluarën ka patur kontakte, sepse kur jemi bashkë nuk flasim kurrë për futboll”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *