Në ndeshjen Barcelona-Inter për fazën e grupeve të Champions Ligës, Marselo Brozoviç “shpiku” një gjë fantastike. Kroati u shtri pas murit mbrojtës dhe bllokoi goditjen e dënimit të Luis Suarez. Një gjë e tillë mori jehonë të madhe dhe nuk munguan vlerësimet për gjestin e mesfushorit interist, duke e krahasuar veprimin e tij me të krokodilit.
Gjatë mbrëmjes së kaluar është përsëritur e njëjta skenë, gjatë ndeshjes Gjermani-Holandë. Kësaj radhe ka qenë Xhoshua Kimish, i cili ka imituar Brozoviç, pavarësisht se goditja e Memfis Depai përfundoi në murin e Gjermanisë.
Parece que #Kimmich ha decidido imitar a Brozovic esta noche… ?#GERNED pic.twitter.com/NYqyIO0OkA
— FC Bayern Español (@FCBayernES) November 19, 2018
Një gjë e tillë ka emocionuar komentatorin e ndeshjes, i cili është shprehur: “Mesa duket, Kimish ka vendosur të imitojë Brozoviç sonte”.
Imitim, apo jo, nuk ka rëndësi. Qëllimi kryesor është mbrojtja e portës dhe mos lejimi i pësimit të golit. Në çdo lloj mënyrë, në këmbë, ose i shtrirë. Si Brozoviç, ose si Kimish!
Një gjë e tillë ka sjellë dhe reagimin e klubit të Interit, që shkruan në “Twitter”: “Brozodili ynë është krenar“.
¡Nuestro #Brozodrilo está orgulloso de ustedes, amigos! ?? pic.twitter.com/HTyhhgqzp2
— Inter (@Inter_es) November 19, 2018